1.4 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Kampioni mposht Leipzigun, shënon fitoren e dytë radhazi në Champions

Manchester City e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Champions League këtë sezon.

Kampioni në fuqi e mposhti në udhëtim Leipzigun me rezultat 3-1.

Foden hapi serinë e golave në minutën e 25-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë, Openda barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 48-të.

Në dhjetë minutat e fundit, cityzens shënoi dy gola duke marrë tre pikë nga kjo transfertë.

Alvarez në minutën e 84 dhe Diku në 90+2 ishin golashenues për skuadrën e Guardiolës.

Manchester City me këtë fitore renditet në vendin e parë të Grupit G me 6 pikë, ndërsa Leipzigu është në vendin e dytë me 3 pikë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...