24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Kancelarja Merkel sot do të bisedojë me kryeministrin Kurti

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë sot pasdite një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kancelarja Merkel do të komunikojë me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë, transmeton DW.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Europian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë./Njeshi&DW/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...