16.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Kandidatët për titull sot në fushë, Drita e Ballkani luajnë si mysafir

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me dy ndeshjet e mbetura nga java e 29-të.

Lideri Drita do të luajë si mysafir i Dukagjinit në një ndeshje të fortë, pasi gjilanasit duan titullin, ndërsa klinasit garat evropiane.

Në anën tjetër në letër, Ballkani ka një ndeshje më të lehtë, pasi i shko Drenicës, që ka mbetur në fund të renditjes.

Drita ka 56 pikë, ndërsa Ballkani ka një pikë më pak (55).

Në ndeshjet e së shtunës, Prishtina fitoi nga Ferizaj, Gjilani mposhti Malishevën, ndërsa Trepça ’89 mori tri pikë të arta përballë Llapit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...