14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Kandidatja e PDK-së Arta Vokshi-Nallbani tek kompanitë pejane: Bizneset, shtylla kryesore e ekonomisë!

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 131, Arta Vokshi-Nallbani me numër 102, ka zhvilluar takime me bizneset e qytetit të Pejës, duke theksuar rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë. Janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë. Jemi popull ndërmarrës, me biznese konkurruese që krijojnë vende pune, paguajnë tatime dhe e mbajnë shtetin me punën, përkushtimin dhe inovacionin e tyre,” ka deklaruar Vokshi-Nallbani.

Gjatë vizitës në bizneset “Mobilie Karagaq” dhe “Arta Tex”, ajo u njoh nga afër me sfidat dhe nevojat e tyre, duke u zotuar për mbështetje më të madhe nga institucionet e ardhshme.

“Kosova mundet më mirë për bizneset e vendit tim!” ka përfunduar ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...