9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Kanoset kryetari i Vushtrrisë

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është kanosur nga një person, përmes telefonit.

Rastin e ka konfirmuar Idrizi, i cili ka thënë se rastin e ka raportuar në polici.

“Po është e vërtetë se jam kanosur nga një person përemes telefonit. E kam raportuar rastin në polici, kanosja lidhet me çështje punësimi në arsim”, ka thënë Idrizi.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Vushtrrisë është kanosur përmes telefonit.

“Vushtrri 29.12.2023-14:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...