14 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Kanoset me kallash gjyqtarja në Banjë të Pejës, prokuroria jep detaje

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë një seance civile në Banjë të Pejës, ku një person, i përfshirë si palë në procedurë, dyshohet se ka kanosur me armë të gjitha palët e pranishme, përfshirë edhe gjyqtaren e çështjes.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i dyshuari ka dalë me armë automatike (kallashnikov) gjatë seancës dhe ka ushtruar kërcënime serioze ndaj pjesëmarrësve.

“I njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes. Me autorizim të prokurorit, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, por ai ndodhet ende në kërkim,” deklaroi Nikçi.Policia e Kosovës po vazhdon hetimet dhe kërkimet për kapjen e të dyshuarit, i cili për momentin ndodhet në arrati, raportojnë mediat./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...