Një person ndodhet në kërkim policor pasi i njëjti dyshohet se një gruas ia kishte marr katër pistoleta dhe katër kuti me municione të cilat ishin me leje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:17, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari po ashtu e kishte kanosur të dyshuarën, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
“Lidhur me rastin e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar ndodhet në kërkim policor pasi i njëjti dyshohet se ankueses femër kosovare ia kishte marrë katër pistoleta dhe katër kuti municione të cilat ankuesja i kishte me leje po ashtu të njëjtën e kishte kanosur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Njeshi/