9.5 C
Pec
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Kapet kokainë me vlerë rreth 10 mijë euro në Graçanicë

Policia e Kosovës, përmes sektorit qendror për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN), ka kryer një operacion të suksesshëm që çoi në konfiskimin e 110 gramëve kokainë, me vlerë rreth 10,000 euro në treg.

Ngjarja ndodhi më 29 tetor 2024 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Graçanicë, ku policia ndaloi një veturë të dyshuar me targa vendore, e drejtuar nga një shtetas kosovar.

Gjatë kontrollit të veturës, u gjet një qese plastike që përmbante substancë të dyshuar si kokainë në formë të ngurtë. Përveç kokainës, policia sekuestroi edhe një veturë, 200 euro në para kesh dhe një telefon celular, të cilat u morën si prova materiale.

Prokurori kompetent është njoftuar lidhur me rastin dhe, pas konsultimeve, ka vendosur që i dyshuari të ndalohet për 48 orë për hetime të mëtejshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...