Një serb, shtetas i Malit të Zi është arrestuar të shtunën në Bërnjak. Policia njofton se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim dhe një uniformë ushtarake me mbishkrime që nxisin përçarje.
Bëhet e ditur se në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë, poashtu serb, shtetas i Malit të Zi.
“Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, njofton policia. /Njeshi/