14 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Kapet sasi barnash të kontrabanduara në vlerë 150 mijë euro, dy shtetas turq mes të arrestuarve

Tre persona, dy shtetas turq dhe një kosovar, janë arrestuar sot pasdite nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kontrabandë të barnave dhe prodhim/shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë ndaluar derisa po transportonin me vetura një sasi të madhe barnash, për të cilat dyshohet se janë futur përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, pa kaluar nëpër procedurat e rregullta doganore.

Hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjRHKEK) dhe inspektorët farmaceutik kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë evidentuar llojet dhe sasinë e barnave. Vlera e tyre vlerësohet të jetë rreth 150 mijë euro.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit.

Në vazhdën e hetimeve, dy zyrtarë doganorë të Aeroportit të Prishtinës janë intervistuar nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Me urdhër të prokurorisë, njëri prej tyre është ndaluar, ndërsa ndaj tjetrit procedura do të vazhdojë në mënyrë të rregullt.

Rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit dhe autoritetet kompetente./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...