13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Kardiokirurgët italianë operojnë fëmijë në QKUK

Kardiokirurgë nga Italia po qëndrojnë këto ditë në Prishtinë, dhe bashkë me kardiokirurgë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po operojnë fëmijët me probleme në zemër.

Kardiokirurgu, Arbër Kutllovci, e vlerësoi lart bashkëpunimin me mjekët italianë. Kutllovci tha se me ndihmën e tyre, në QKUK po kryhen operacione komplekse .

“Për ne, kardiokirurgët që punojmë këtu, është një punë jashtëzakonisht profitabile, për shkak se mendojmë t’i vëmë bazat e Kardiokirurgjisë Pediatrike”, theksoi Kutllovci.

Sipas tij, të gjithë pacientët e operuar janë liruar në shtëpi, me gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se ishin raste komplekse, njofton Komunikata e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Në anën tjetër, kardiokirurgu italian, Bruno Murzi, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me mjekët kosovarë.

Ai tha se mjekët në Kosovë po bëjnë një punë të mirë, derisa foli edhe për operacionet, të cilat janë paraparë të kryhen deri në ditën e premte.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...