20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Kasolli: Kurti nuk jep dorëheqje, fton opozitën për shpërbërje të Kuvendit

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Adrim Kasolli përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në “Balkan Update” në ABC News, foli për situatën politike në Kosovë.

Kasolli për kryeministrin, Albin Kurti, tha se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, por i bën ftesë opozitës për shpërbërjen e Kuvendit Më tutje ai shtoi se Kurti nuk do ta bëjë veten me pëgjegjësi, por Kuvendin.

“Sa i përket unitetit transatlantik ai do të vazhdojë të mirëmbahet për shkak të luftës në Ukrainë nga administrata aktuale e Biden. Kjo do të vazhdojë deri në zgjedhjet në BE dhe në ShBA. Dallimi ndërmjet situatës para 4 vitesh është që Kurti e di që opozita nuk ka kapacitetet, është duke ndjekur një strategji tjetër. Nuk dëshiron të japë dorëheqje, por i bën ftesë opozitës që zgjedhjet e parakohshme të vijnë përmes shpërbërjes së Kuvendit, në një farë mënyre përgjegjësinë dëshiron t’ia lë Kuvendit dhe jo të lërë përshtypjen se është dorëzuar. Kurti kërkon ta bëjë me përgjegjësi Kuvendin dhe jo veten”, tha ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...