18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Kastrati i ASK-së: Kosova pritet t’i ketë 1.5 milion banorë rezidentë

Rreth 1.5 milion banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, pa përfshirë diasporën.

Kështu ka deklaruar Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, i cili tha se deri tash janë regjistruar 1 milion e 300 mijë banorë.

“1.3.000 milionë banorë janë regjistruar, e kemi edhe një javë kohë deri më 17 maj. Ekziston kontakti me regjistruesin e zonës për ata që s’janë regjistruar. Regjistruesi lë një numër kontakti dhe një email për të treguar se ku mund të kontaktohet për t’u kthyer. 1.5 milionë banorë pritet t’i ketë Kosova pa përfshirë diasporën”, ka deklaruar Kastrati.

Krahasuar me vitin 2012, Kosova pritet të ketë 200 mijë banorë më pak, e që Kastrati e ka lidhur me emigrimin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...