10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Kastrioti, fitoi derbin me Besën

Derbi i pjesës pranverore të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj ku u përball Kastrioti – Besa, i ka takuar ekipit ferizajas, që shënoj fitore me rezultat 20-17.

Në palestren e sporteve,,Bill Clinton”në Ferizaj, ishin tubuar rreth 1500 spektator për të përcjellë përballjen e dy skuadrave që pjesën me të madhe të këti edicioni të garave me pikë të barabarta kryesuan në tabelën e Supeligës .

Kastrioti, me këtë fitore ka arritë kuotën e 30 pikëve ndërsa Besa, me dy pikë ma pak mbetet në vendin e dytë.

Deri tek përmbyllja e kampionatit, këto dy ekipe do të kenë edhe ballafaqime të tjera kështu gara për titull të kampionit mbetet e hapur.

Hendbollisti me efikas i ndeshjës ishte Terziqi, i Ferizajt, që shënoj 11 gola, ndërsa te Besa,Gjuka dhe Kukrika shënuan nga 4 gola.

Dje u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera të javës së 16-të, në Superligën e Kosovës, dhe dhanë këto përfundim Drita – Drenica 21 – 29 dhe Samadrexha – Zhegra 28 – 32.

Sot duke filluar nga ora 14:30 zhvillohet përballja e fundit e javës së 16 dhe ballafaqohen Prishtina – Vushtrria.

Takimi i parë i kësja xhiroje është zhvilluar të premtën Trepça – Vëllaznimi 29 – 23



]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...