3.6 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Katari do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Katarit në Shqipëri,  Ali bin Hammad al Marri.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi për përkrahjen që shteti i Katarit i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj e njoftoi të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri, Ali bin Hammad al Marri për angazhimin e Qeverisë në forcimin dhe konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit të Kosovës si dhe për zhvillimet dhe proceset që lidhen me agjendën euroatlantike me synim, anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe në BE.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

Ndërkaq, ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hammad al Marri theksoi gatishmërinë e Katarit se do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat, përfshirë përkrahjen për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare,Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...