Princesha e Uellsit, Kate Middleton ndau së fundmi lajmin e madh për të gjithë duke thënë se ka mbaruar kimioterapinë dhe mezi pret t’i rikthehet angazhimeve publike.
Kate, gjatë muajit mars tronditi të gjithë me lajmin se do t’i nënshtrohej trajtimit të kimioterapisë parandaluese pasi u bë e ditur se u diagnostikua me kancer.
Në një deklaratë të ndjerë, Princesha e Uellsit ka zbuluar se familja e saj i ka përballuar ‘ujërat e stuhishme’ dhe se ka mbaruar trajtimin me kimioterapi.
Pas një kontrolli mjekësor, u zbulua një gungë në kokë, pak nën vijën e flokëve. Ndërhyrja e la me një shenjë prej disa centimetrash, e cila u vu re në vitin 2011, gjatë dasmës së saj me Princin William.
“Në kohën e adoleshencës, teksa ishte në Kolegjin Marlborough, një gungë u zbulua në anën e majtë të kokës së saj. Shkolla njoftoi menjëherë prindërit e dhe nëna e vet, Carole, e çoi në spital, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e masës në fjalë”-thuhet në librin e titulluar “Catherine, Princesha e Uellsit”.
Ndërkaq, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022, Kate Middleton ashtu si bashkëshorti i saj, Princi William mori një titull të ri.
Pas 11 vitesh si Dukeshë e Kembrixhit, Kate iu dha titulli Princesha e Uellsit, i cili është i rezervuar për trashëgimtarin e fronit britanik ose bashkëshorten e trashëgimtarit. Megjithatë, sipas Robert Jobson, autor i një biografie të re të titulluar, “Catherine, The Princess of Wales”, thuhet se Middleton e refuzoi titullin.
Sipas një fragmenti të publikuar në Daily Mail, Jobson shkruan se pasi Kate Middleton u martua me William në 2011, ajo ishte e shqetësuar për të përdorur titullin./Njeshi/