15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Katër burra dhe një grua sulmohen me mjete të forta nga persona të panjohur në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona, katër burra dhe një grua pas një mosmarrëveshje verbale,  janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të hënën në Gjakovë, në ora 13:50.

“Pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati (nuk dihet identiteti i tyre)”, thuhet në raport.

Njëri prej viktimave është dërguar në QKUK, njëri në spitalin e Gjakovës, ndërsa tre të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...