16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Katër ditë nga përfundimi i regjistrimit të popullsisë, Osmani: Ju lutem regjistrohuni, përcaktohen të dhëna të rëndësishme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lutur qytetarët e Kosovës dhe ata në mërgatë, që të regjistrohen.

“Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar! Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI!”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Osmani thotë se investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit.

“Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, përfundoi Osmani.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, përmes konferencës për media njoftoi se deri sot janë regjistruar 1.420.148 qytetarë, derisa procesi i regjistrimit po vazhdon edhe në javën e gjashtë.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se në tërësi procesi ka shkuar mirë, por disa komuna kanë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...