18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Katër drejtorë të klinikave të QKUK’së raportojnë para Bordit dhe drejtorit

Katër drejtorë të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ai Neurologjisë, Psikiatrisë, Onkologjisë dhe Pulmologjisë, kanë raportuar para anëtarëve të Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, në faqen zyrtare.

“Ai, fillimisht ka falënderuar drejtorët e klinikave që i janë përgjigjur ftesës së Bordit Drejtues të ShSKUK-së, për të raportuar në lidhje me punën e realizuar gjatë vitit 2023 nga këto klinika, por edhe për sfidat dhe punët që planifikohen të realizohen.  Pas paraqitjes së raporteve të punës, anëtarët e Bordit Drejtues, shprehen interesimin e tyre për çështje specifike që kanë për qëllim zgjerimin e kapaciteteve dhe punëve në këto klinika, por edhe avancimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Në fund të takimit, anëtarët e Bordit Drejtues, vizituan disa nga hapësirat ku punohet në këtë klinika, duke u njohur për së afërmi me punën që po bëhet”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...