10 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Katër femra kishin raportuar se i janë vjedhur çantat në veri të Mitrovicës, Policia arreston dy të dyshuarit

Policia e Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar, pas raportimeve të katër grave se i janë vjedhura çantat e krahut, gjersa ishin duke ecur rrugës.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut bëri të ditur se dy personat e arrestuar kanë pranuar se i kanë vjedhur çantat.

“Në Stacionin Policor, Mitrovicë veri, nga data 11.01.2024 deri më 22.01.2024 janë raportuar 4 raste në të cilat viktima kanë qenë femra të nacionalitetit serb, e të cilave nga persona të panjohur u janë vjedhur çantat e krahut derisa të njëjtat kanë qenë duke ecur rrugës”, bëri të ditur Elshani.

Të dyshuarit Njazi Hajrullah Salihu (21.02.1998) dhe Senad Qun Hajdini (17.03.1992) janë arrestuar më 22.01.2024 nga Policia e Stacionit Policor në veri të Mitrovicës rreth orës 19:30 përballë Shtëpisë se shëndetit.

“Gjata bisedës me të dyshuarit, të njëjtit janë treguar bashkëpunues dhe kanë pranuar se i kanë vjedhur çantat dhe së bashku me të dyshuarit janë gjetur deri me tani tri çanta së bashku me dokumentet. Në konsultim me Prokurorin e shtetit të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë”, tha Elshani.

Rastet nga ana e Prokurorit dy janë cilësuar ‘Grabitje”, ‘Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

Rasti i parë ka ndodhur më 11.01.2024 rreth orës 18:30 në rrugën “Knjaz Millosh” ku viktimë ka qenë një femër e nacionalitetit serb, të cilës i është vjedh çanta në të cilën kanë qenë 50 euro, 4000 dinarë si dhe dokumentet personale të shtetit të Kosovës dhe dokumente të shtetit të Serbisë.

Rasti i dytë më 13.01.2024 rreth orës 20:20 në rrugën “Knjaz Millosh” ku viktimë ka qene një femër e re serbe, të cilës i është vjedhur çanta e krahut derisa ka qenë duke ecur rrugës e vetme. Me këtë rast të njëjtës i janë vjedhur dokumentet zyrtare.

Rasti i tretë ndodhi më 20.01.2024 rreth orës 22:25 në rrugën “Kral Petar” në Mitrovicën veriore ku viktimë ka qenë një femër serbe të cilës i është vjedhur çanta e krahut, ku në të ka pas një telefon, para, si dhe dokumentet e Kosovës dhe dokumente të Serbisë.

Rasti i katërt ka ndodhur më 22.01.2024 rreth orës 18:00 në rrugën “Knjaz Millosh” ku përsëri viktimë ka qenë një femër serbe e moshës së re, të cilës i është vjedhur çanta nga krahu dhe në të ka pas dokumentet personale të Kosovës dhe Serbisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...