12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Katër komunat veriore janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka njoftuar se katër komunat në veri janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Me qëllim të informimit të opinionit publik Asociacioni i Komunave të Kosovës konfirmon se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë anëtare në Asociacion dhe nuk ka pasur asnjë refuzimin të kërkesave të tyre. Ato nuk janë tërhequr nga Asociacioni asnjëherë zyrtarisht me vendime të Kuvendit Komunal të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.

Tutje në njoftim thuhet se ato nuk janë tërhequr zyrtarisht nga Asociacionit me vendime të Kuvendit Komunal, kështu që nuk ka qenë e mundur të pranohen, pasi veçse janë të pranuara.

“Prandaj Asociacioni i Komunave të Kosovës, nuk ka mundur të shqyrtoj, të ripranoj sepse ato nuk kanë bërë tërheqje zyrtare. Në shtator kanë bërë vendime, në nëntor na kanë ardhë vendimet e tyre. Nëse nuk janë tërheqë nga Asociacioni zyrtarisht me vendime të Kuvendit Komunal, nuk mundemi m’i pranu, ato janë të pranuar. I kemi involvuar, edhe sot kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në takim të Këshillit të Kryetarëve, gjithashtu e kanë konfirmuar se do të vijnë në një vizitë që e kemi javën e ardhshme.
Ne nuk mundemi të shqyrtojmë diçka që ata janë veç të pranuar. Ky sqarim bëhet pas pretendimeve të sotme në mbledhjen e Kêshillit të Kryetarëve kinse për mos trajtim të kërkesave të tyre”, thuhet në njoftim.

Poashtu, AKK ka publikuar edhe një pjesë të deklaratës së Nenad Radosaveloviq, ish-kryetar i Komunës së Leposaviqit ku thotë se në vitin 2021 është formuar Asociacionit dhe në të janë anëtare të gjitha komunat veriore.

“Një ditë pasi kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zubin Potokut votuan për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, e njëjta gjë është bërë edhe në Zveçan. Asociacioni i Komunave në Kosovë është formuar në vitin 2001 dhe në të janë anëtarë të gjitha komunat e veriut të Kosovës. Unë si kryetar i komunës së Leposaviqit kam qenë nënkryetar i asaj shoqate, ndërsa kryetar ka qenë Lutfi Haziri, atëherë kryetar i komunës së Gjilanit”, thuhet në deklaratën e Nenad të ripublikuar nga AKK./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...