19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Katër persona vriten nga sulmi me raketa në Odesa, plagosen edhe fëmijë

Odesa, qyteti në jug të Ukrainës u vu nën sulmin me raketa ruse këtë pasdite.

Tre gra dhe një burrë kanë vdekur, sipas guvernatorit rajonal Oleg Kiper, raporton SkyNews.

Ai tha se 28 persona të tjerë janë lënduar, duke përfshirë dy fëmijë të moshës pesë dhe 16 vjeç. Një grua shtatzënë është lënduar gjithashtu.

Katër persona “po luftojnë për jetën e tyre”, tha ai në një postim në Telegram./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...