Para mesnatës së mbrëmshme u paportua për rrahje të fortë në njëri prej lokaleve të njohura në qendër të qytetit të Pejës.
Është dashur intervenimi i shpejtë i Policisë së Pejës, në mënyrë që të neutralizohet eskalimi më i rëndë.
Për rastin sot është deklaruar Prokuroria Themelore e Pejës.
Shkodran Nikqi – Zëdhënës i kaj Prokurorie deklaroi për ‘RADIO 1’, se 4 persona janë arrestuar për këtë rast dhe disa të tjerë mbeten në kërkim.
‘Rreth rastit të mbrëmshëm të rrahjes në lokalin në fjalë, deri me tani janë arrestuar 4 persona, tre të mitur dhe një i moshës madhore. Në kërkim janë dhe disa persona të tjerë të përfshirë, të cilët janë të identifikuar nga ana e organeve të rendit. Nga rasti kemi të lënduar edhe një zyrtar policor, i cili ka marrë lëndime gjatë ndërhyrjes për neutralizim.’-tha Nikqi.
‘RADIO 1’ merr vesh se zyrtari policor i lënduar, në momentin kritik ka rastisur në lokal, ndërsa ka intervenuar për të neutralizuar rastin./Njeshi&RADIO 1/