13.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Katër të vdekur në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në magjistralen Ferizaj – Shtime.

Në këtë aksident sipas policisë janë përfshirë tri automjete rrugore me targa vendore.

Vdekja e katër personave është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje  të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj.

Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...