30.9 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Katër të vrarë nga të shtënat në një shkollë të Atlantas, SHBA – dëshmitarët rrëfejnë skenat

Katër persona u vranë në të shtënat në shkollën e mesme Apalachee, sipas Byrosë së Hetimit të Georgias.

Nëntë persona u dërguan në spital me lëndime, shtoi byroja në një deklaratë të re.

Ata gjithashtu thanë se i dyshuari ishte gjallë dhe në paraburgim.

Familjarët e nxënësve të gjimnazit kanë folur për ngjarjet e ndodhura mëngjesin e sotëm atje.

Shirly Powers, gjyshja e një nxënësi në Apalachee, ka thënë për NBC News se vajza e saj e thirri atë në punë “duke bërtitur se kishte një sulmues” në shkollë.

Vajza e saj “më lutej që të shkoja atje sa më shpejt të ishte e mundur”, thotë Powers.

Ndërsa WSB-TV, një medium lokal i Atlantas, foli me një nënë e cila tha se mësuesi i djalit të saj mbylli derën dhe bllokoi studentët brenda kur dëgjuan të shtëna aty pranë./Njeshi&Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...