2.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Katër vjet nga arrestimi, Shala kthehet pas në kohë me Thaçin, Veselin e Krasniqin

Bëhen sot katër vjet që kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë dërguar në paraburgim në Hagë.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka ndarë një fotografi në Facebook, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, e realizuar shumë vjet më parë.

Nëpërmjet postimit, Shala thotë sa më shumë kalon koha, mungesa e tyre bëhet më e dukshme, madhështia tyre më evidente dhe lufta e tyre më sublime.

Postimi i plotë:

Me Hashimin dhe Kadriun, si edhe me Rexhën, na bashkon një jetë angazhim dhe luftë për një ideal të përbashkët – lirinë e Kosovës.

Jakup Krasniqi nuk ishte vetëm bashkëluftëtar, por edhe mësuesi im, nga i cili mora edhe dije e mësime, por edhe frymëzime atdhedashurie.

Sot bëhen katër vite që të katërtit nuk janë në Kosovë. Angazhimi i tyre për të drejtën e popullit të Kosovës për liri sot ka marrë trajtën e mbrojtjes së kësaj të drejte. Sa më shumë kalon koha, mungesa e tyre bëhet më e dukshme, madhështia tyre më evidente dhe lufta e tyre më sublime.

Sypatrembur, siç ishin gjithmonë, të katërtit e pranuan pa mëdyshje përballjen me drejtësinë, të bindur në pastërtinë e luftës së popullit tonë për liri.

E, me besim në drejtësi, faqebardhë do të kthehen në fund. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...