11.6 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Katie Bouman: Studentja që bëri të mundur fotografinë e parë të vrimës së zezë

Kjo është shkencëtarja e MIT, algoritmi i së cilës çoj në imazhin e parë të vërtetë të një vrime të zezë dhe ky është momenti historik, pak sekonda pa e ngarkuar foton e vrimës së zezë.

Është 29 vjeçarja amerikane, Katie Bouman. Ajo ka marr lëvdata në mbarë botën dhe është emri më i folur në këtë javë. Pasi pa përpjekjen e saj nuk do të kishte qenë e mundur kapja e imazhit të vrimës së zezë, për herë të parë në historinë e njerzimit.

Tre vite më parë, Bouman, nis projektimin e programit kompjuterik, misioni ishte Vrima e Zezë. Përgjatë këtyre viteve ajo ka udhëhequr një ekip të madh shkencëtarësh drejt krijimit dhe zhvillimit të algoritmit të ‘veçant’ përmes së cilës u bë e mundur të realizohet fotografia ikonike në galaktikën e njohur si Messier87. Në atë kohë ajo ishte studente e diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT)

Kjo fotografi është larg nesh 500 milionë trilionë kilometra dhe është fotografuar nga një rrjet prej tetë teleskopësh në vende të ndryshme të botës. Për Bouman krijimi i kësaj fotografie ishte një përpjekje e jashtëzakonshme, që më parë mendohej të jetë e pamundur të realizohet.

Ndryshe, fotoja mund të ilustrohet me fjalë të tjera në këtë mënyrë, sipas saj: “Imagjinoni të fotografoni një portokall me telefonin tuaj, portokalli ndodhet në Hënë. Kjo duket e pamundur apo jo..!?”.

Por shkencëtarët ia dolën…fal mënyrës inovatore të krijimit të algoritmit të ri nga 29 vjeçarja amerikane Katherine Louise Bouman./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...