13.3 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

KB Ferronikeli, Trajneri Zeqiri “Kupën ia dedikoj banorëve të Drenasit”

Ferronikeli është fitues i Kupës së Kosovës në edicionin e parë të Ligës së Parë në basketboll, pasi mposhti në finale Vëllaznimin me rezultat të ngusht 81-80.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi, Petrit Zeqiri u shpreh shumë i lumtur me trofeun e parë: “Po besoj që nuk ka qenë mision i lehtë triumfi në Kupë, kemi pasur ndeshje shumë të vështira deri në finale, kjo u vërtetua edhe në përballje me ekipin nga Gjakova, megjithatë lojtarët dhanë maksimumin dhe u kurorëzuam me vendin e parë”.-tha Zeqiri.

Në këtë ndeshje lojtari më i dalluar te Ferronikeli ishte Mustafë Merovci që realizoj 20pikë, ndërsa 6 sekonda pa përfunduar takimi Beqë Kovaçi u tregua i saktë në dy gjuajtjet e lira për tia dhënë fitoren ekipit të tij.

Zeqiri komentoj edhe përformancën e lojtarëve, ndërsa thotë se Kupën ia dedikon Drenasit dhe punëtorve të klubit:

“Secili prej tyre ishte në nivelin maksimal të detyrës, nuk kemi pritur të hasim në rezistencë kaq të madhe nga rivali, por eksperienca dhe përgaditja strategjike e ndeshjës erdhi në shprehje në momentet vendimtare, padyshim i falendëroj gjithësecilin prej tyre për angazhimin maksimal në këtë turne, dhe besimin e dhënë nga bordi i drejtorëve të Ferronikelit ndërsa këtë Kupë iu dedikoj të gjithë atyre që punojnë afër klubit dhe në veçanti banorëve të Drenasit.”-përfundon trajneri pejan Zeqiri

Ferronikeli është kanditati kryesorë për tu inkuadruar në Superligën e Basketbollit, Zeqiri shton se do të jetë pikërisht skuadra e Vëllaznimit rivali kryesor për një vend në këtë ligë./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...