Pas dy përballjeve të suksesshme basketbollistike në Bullgari, KB Peja i kthehet takimeve në kuadër të Princ Kafe Super Ligës së Kosovës.
Në kuadër të javës së 24-të, klubi pejan do të takohet me klubin suharekas, që është edhe përballja e fundit e kësaj jave.
Pallati i Sporteve “13 Shtatori” në Suharekë, është nikoqir i takimit mes KB Yllit dhe KB Pejës.
Skuadra pejane është në formë shumë të mirë dhe do të niset drejt Suharekës, për takimin që do të fillojë në orën 19:00. /Njeshi/