KB Peja ka bërë të ditur se janë gati për sfidat në sezonin e ri në kampionat dhe gara ndërkombëtare. Ekipi sipas tyre është kompletuar, i fundit që i është bashkuar stafit është transferi i ri, Tristan Ikpe.
“Skuadra është kompletuar me ardhjet e reja, basketbollistët që kanë vazhduar kontratën dhe talentë premtues nga qyteti i Pejës që padyshim do luajnë rol të madh në klub – në të ardhmen, por edhe në të tashmen. Së fundmi, ekipes në stërvitje i është bashkuar edhe transferimi tjetër i huaj, Tristan Ikpe – duke i vënë në dispozicion kështu trajnerit Rami Hadar një skuadër solide, me motivet e ndërtuara dhe rrugën vetëm drejt realizimit të synimeve të KB Peja.” – lexohet në postimin e klubit pejan.
Postimi i plotë: