“Play-off”-i i Superligës vazhdon të prodhojë ndeshje shumë interesante.
Sfidat çerekfinale sollën dramë e adrenalinë deri në fund, derisa për tu kualifikuar në gjysmëfinale duhet të zhvillohen edhe ndeshjet e treta.
Seria çerekfinale është 1:1.
Sigal Prishtina ndeshet sot me Vëllaznimin, në ndeshjen vendimtare për tu kualifikuar tutje.
Ndeshja e parë në kryeqytet përfundoi me fitoren e vendasve 71:69, edhe pse mysafirët po fitonin me katër pikë, një minutë pa përfunduar sfida.
Ndërkohë, përballja tjetër në Gjakovë solli sërish adrenalinë, ku bardhekaltrit kishin epërsi deri në 21 pikë, por u përmbys nga kuqezinjtë, që triumfuan 90:73.
Në takimin tjetër ndeshen dy skuadrat verdhezi, Golden Eagle Ylli dhe Peja.
Ndeshjen e parë e fituan pejanët në Therandë 71:77, derisa të dytin në Pejë, e fituan therandasit 66:75.
Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, derisa për finale duhen tri fitore.
Për tu shpallur kampion duhen katër fitore. /Njeshi/