11.7 C
Pec
E shtunë, 2 Dhjetor, 2023

KB Peja takohet me Bakken Bears në Ligën e Kampionëve

Peja do të ketë ndeshje shumë të vështira për të qenë pjese e grupeve të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Kampionët e Kosovës do të përballen me kampionin e shumëfishtë të Danimarkës, Bakken Bears.

Takimi zhvillohet në Antalia të Turqisë, aty ku zhvillohen ndeshjet kualifikuese.

Nëse Peja kualifikohet në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Kalev/Cramo-Norrköping Dolphins.

Ndërkohë, kampionët e Kosovës nëse arrijnë në finale, atëherë herë do të përballen me fituesin e ndeshjeve të tjera: SL Benfica – TSU Tbilisi dhe Patrioti Levice v Petrolina AEKLarnaca.

Vetëm një skuadër depërton në grupet e rregullta të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Takimi zhvillohet të hënën në ora 13:00 dhe transmetohet në faqen e FIBA-s në YouTube. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...