Penza mposhti Vëllaznimin me rezultat të thellë 71-37 për të kaluar në finale.
Jeta Zeka në këtë ndeshje ka arritur të shënoj 34 pikë dhë është shprehur shumë e lumtur me lojën e skuadrës, përkundër shumë vështirësive me të cilat po përballen vashat pejane.
“Ndeshja gjysmëfinale shkoi më mirë se sa që kemi menduar pasi skuadra po përballet me telashe të shumëta, por me angazhimin e gjithë grupit arritëm të mposhtim Vëllaznimin me një rezultat bindës”– u shpreh Zeka.
Penza në finalen e madhe për Kupën e Kosovës takohet me fituesin e duelit Bashkimi-Prishtina. Por cilën skuadër e preferon Zeka në finale:
“Prishtina ose Bashkimi, neve na mbetet të japim maksimumin pasi e njohim potencialin e të dyja skuadrave, janë përforcuar me lojtare të huaja”-thotë Zeka.
Zeka shton se Penza synim do ta ketë titullin e kampionit, por nuk dorëzohen as në garën për Kupën e Kosovës.
“Duke e ditur se nuk e kemi nivelin e barabartë me këto dy skuadra, gjasat janë të pakta, por ne nuk do të dorëzohemi. Po shpresojmë se në fazën e playoffit do të përforcohemi dhe të synojm, pse jo, titullin e kampionit”– përfundon basketbollistja pejane.
Ndryshe, Penza po përballet me vështirësi financiare, lojtaret nuk kanë marë rroga të paktën në tre muajt e fundit. /Njeshi/
]]>