23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

KDI: MAPL të ndërmarr hapa në evitimin e problemeve me ueb faqet e komunave

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në proces të matjes dhe vlerësimit të transparencës komunale, që nga janari deri më tani ka hulumtuar dhe dokumentuar publikimin dhe të dhënat e ndryshme të publikuara nga ana e komunave në ueb faqet e tyre zyrtare.

Në njoftimin e KDI-së thuhet se monitoruesit kanë hasur në vazhdimësi në pengesa për t’ju qasur informatave të publikuara nga komunat, si shkak i mos funksionimit adekuat të tyre.

“Ueb faqet e komunave, tash e sa kohë vazhdojnë të kenë probleme të tilla të mos funksionimit.

Ky shqetësim është paraqitur në vazhdimësi edhe nga zyrtarët e nivelit lokal gjatë procesit të monitorimit dhe vlerësimit të transparencës së institucioneve lokale gjatë periudhës së parë të vitit 2022 nga ana e KDI-së”, thuhet në njoftim.

Të menaxhuara nga institucionet qendrore, dhe në pa mundësi që të kërkohet përgjegjësi nga niveli lokal për të reflektuar në problemin aktual që kanë ueb faqet e komunave, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe institucionet tjera përgjegjëse që të ndërmarrin hapa urgjent në evitimin e problemeve të paraqitura së fundmi me ueb faqet e komunave.

Në të kundërtën, sipas KDI-së, qytetarët e komunave do të kenë vështirësi në marrjen e informacioneve lidhur më proceset vendimmarrëse në komunat e tyre përkatëse./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...