4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Kearns kritikon Stanon: Nuk ke ekuilibër kur akuzon Kosovën për sjellje joevropiane

 

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka kritikuar paraqitjen e Peter Stanos, zëdhënësit të shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një konferencë ku ka folur për Kosovën.

Sipas Kearns, Stano ka treguar mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën.

“Të thuash që Kosova ka “paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane” është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”, ka shkruar Kearns.

Ajo ka publikuar edhe një listë të gjatë me veprimet e Serbisë që nuk janë në një linjë me standardet dhe kërkesat e BE-së.

Stano kishte deklaruar se Kosova ka pasur një sjellje që është në kundërshtim me vlerat evropiane lidhur me zhvillimet e fundit në veri, dhe sipas tij, për këtë gjë Serbia ka vendosur masa. Tutje, theksoi se masa do të vendosen edhe ndaj Serbisë nëse nuk shkel standardet evropiane./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...