Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj deklarimeve që ka bërë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë dhënë BBC-së teksa është pyetur për ngjarjet e viteve 90-ta dhe krimet e kryera nga regjimi i Serbisë atë kohë.
“Nuk pajtohem se kush ishte fajtor dhe kush ishte përgjegjës”, është shprehur presidenti serb.
Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar ashpër deputetja britanike Kearns, duke thënë se mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i kalkuluar ndaj të mbijetuarve.
”Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është një armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës”, ka thënë deputetja britanike.
Mohimi është vazhdimësi e vetë krimeve – ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë, ka shtuar më tutje ajo./Njeshi/