2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

KEDS-i mobilizohet pas paralajmërimeve për stuhi, Peja, Prizreni dhe Gjakova pritet të jenë më të goditura

Territori i Kosovës po vazhdon të jetë i përfshirë nga erëra të forta, e si pasojë disa rajone po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Pas paralajmërimeve se edhe sot Kosova do të goditet nga stuhia, ekipet e KEDS-it janë mobilizuar.

Rajonet më të goditura sipas KEDS-it, janë Peja, Prizreni dhe Gjakova.

“Vendi ynë edhe përgjatë natës së mbrëmshme dhe sot po vazhdon të jetë i përfshirë nga erëra të forta, shkaku i të cilave aktualisht disa Dalje janë jashtë funksionit. Rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova dhe Peja. Paralajmërimeve se edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë i goditur me stuhi, KEDS-i i është përgjigjur me mobilizimin e ekipeve të shumta, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë me përkushtim e në mënyrë intensive në mënyrë që gjendja t’i rikthehet normalitetit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...