Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka bërë me dije se si pasojë e motit të stuhishëm me erëra të forta, të cilat filluan në orët e para të mëngjesit, së pari në qytetin e Deçanit, më pas në atë të Pejës, një numër i caktuar i konsumatorëve në këtë rajon ka mbetur pa energji elektrike.
Në njoftimin e KEDS-it, thuhet se ekipet e KEDS-it kanë dalur në terren menjëherë dhe po punojnë në mënyrë intensive për të rikthyer në normalitet furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e afektuar, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre./Njeshi/