18.8 C
Pec
E diel, 13 Tetor, 2024

KEDS nuk kërkon as falje, pasi Pejën e la pa rrymë mbi 12 orë

Dje Peja, disa lagje – përfshi qendrën, mbeten pa energji elektrike për shumë orë. Në njoftimin e fundit KEDS kishte shkruar se shkaku i dëmtimit të kabllove elektrike nga një kompani ka shkaktuar problemin. Më pas nuk ka asnjë reagim.

Përshkak të avarisë, biznese të hotelerisë në qendër të qytetit janë detyruar të blejnë gjenerator rryme për të stabilizuar situatën.

“Ne u detyruam të blejmë (agregat) gjenerator rryme. Vlera mbi 1000 euro. Një kosto shtesë e panevojshme duke parë krizën që po kalojm si biznes i gastronomisë, në veçanti ne si kafene. Nuk kishim reaguar po të kishim mirëkuptim nga ana KEDS kur vjen puna të pagesa e energjisë së shpenzuar. Presionet për faturen janë të menjëhershme në rast se vonohesh në pak ditë”, u shpreh njëri nga pronarët e bizneseve në qendër.

Ndryshe, as pas 24 orëve zyrtarët e KEDS nuk e kanë marr mundin as të ju kërkojn falje qytetarëve e bizneseve që i lanë pa rrymë për mbi 12 orë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...