Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bënë të ditur se sot (E Mërkurë), më 05.03.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik në disa vende të Kosovës, e ku me reduktime do të atakohen edhe disa lokalitete të rajonit të Pejës, gjegjësisht Istog dhe Klinë.
Në Istog reduktime do aplikohen nga ora 10:30 deri 14:30 në lokalitetet si më poshtë:
Nga NS 110/10(20)kV Istogu do të ndërprehet:
Dalja 10kV J02 Istogu 1 (kodi: 54000008) ga ora 10:30 deri 14:30
Vendet: Istogu i Poshtëm, Muzhevinë Arifaj, Muzhevinë Blakaj, Muzhevinë Gateri, Muzhevinë 1, Ukaj, Dragolevc i Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatoll, Muzhevinë Balaj, Kabashët Tomoc, Sylaj Balaj Llugë, Istogu ETC, Muzhevinë Jahaj dhe Dragolevc e Reja.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, bartja e rrjetit të tensionit të mesëm në shtylla të vendosura.
Në Klinë reduktime do aplikohen nga ora 10:00 deri 15:00 në lokalitetet si më poshtë:
Nga NS 110/10kV Klina do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Jashanica (kodi: 52000003) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: Pogragjë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanica, si dhe Led Light Tehnology-BRRE
Arsyeja: Ndërprerje për siguri- energjizim i asetit të ri (trafostacion i ri 10/0.4 kV).
Vërejtje: Dalja ka BRRE.
Nga TS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:
LP 10kV J11 Lumbardhi (kodi: 53000005) nga ora 09:00 deri 17:00
Vendet: Lluka e epërme, Lluke Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishe, Gramaqel, Maznik
Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i panelit të tensionit të ulët dhe ndarësit./Njeshi/