KEDS njofton se shkaku i dëmtimit të kabllove elektrike nga një kompani e papërgjegjshme që po kryente punime në një lagje të Pejës, shumë konsumatorë të lagjeve Dardania 1, Dardania 2, Karagaqi 4 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Më herët për avarinë raportoi edhe ‘RADIO 1’.
Komunikata e plotë:
‘Të nderuar konsumatorë,
Ju informojmë se shkaku i dëmtimit të kabllove elektrike nga një kompani e papërgjegjshme që po kryente punime në një lagje të Pejës, shumë konsumatorë të lagjeve Dardania 1, Dardania 2, Karagaqi 4 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Ekipet e KEDS-it kanë dalë në vend për të verifikuar gjendjen dhe po punohet në rikthimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e afektuar nga ky dëm, por me gjasë kjo do të marrë kohë.
Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
KEDS u bën thirrje të gjitha kompanive të kenë kujdes të shtuar gjatë punimeve, sepse së fundi rastet e dëmtimeve të aseteve të KEDS-it nga kompani të tilla janë shtuar.’-thuhet në komunikatën nga KEDS./Njeshi&RADIO 1/