27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Keir Starmer emërohet zyrtarisht si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga Mbreti Charles

Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Keir Starmer është larguar nga Buckingham Palace për të shkuar më pas në Downing Street, raporton The Guardian.

Kryeministri i ri Keir Starmer shkoi në Pallatin Buckingham i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Ndërkaq, në Downing Street pritet t’i adresohet kombit.

Punëtorët dhe aktivistët e partisë janë rreshtuar në rrugë duke mbajtur flamuj.

Të gjithë ministrat konservatorë në largim të shtetit duhet t’i kthejnë vulat e tyre të detyrës mbretit gjatë pasdites, në mënyrë që ato të mund t’i lëshohen kabinetit të Starmerit, të cilët pritet të marrin detyrën sot./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...