12.1 C
Pec
E hënë, 14 Tetor, 2024

Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë

“Në event i vyer për startup-et!”- kështu zgjodhi Xhoni Qirko, Bashkëthemelues i Sun Easy Albania, ta përkufizoi mbrëmjen që kësaj radhe në Prishtinën prag vjeshte, që bëri bashkë aktorë të shumtë të ekosistemit të sipërmarrjes dhe investimeve. Keiretsu Forum Southeast Europe (KFSEE) në bashkëpunim me BKT Kosova, për të parën herë në Kosovë, promovuan bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm midis tyre në mbështetje të ekosistemit të startup-eve, duke u bërë pioner të një marrëdhënie të kësaj natyre në vend, por edhe një shembull i guximshëm në të gjithë rajonin.

Kryefjala e diskutimeve ishte ekosistemi i startup-eve në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, sfidat me të cilat këto të fundit hasen dhe cila është zgjidhja më e përshtatshme për të lehtësuar rrugëtimin e sipërmarrjes dhe për të rritur mundësit drejt suksesit.

Eventi u hap me fjalën hyrëse të Presidentit të Kapitullit të KFSEE, Ardian Hoxha, me mesazh inkurajimi për punën dhe përfshirjen e aktorëve kryesor për të dhënë kontributin jo vetëm në ekosistemin kosovar, por edhe atë në rajon.

“Angels Connect Socials” vazhdoj me fjalën nga Suat Bakkal, Drejtor Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi në BKT Kosova, i cili theksoi rëndësinë e aktorëve kyç të ekosistemit dhe bashkësinë e përpjekjeve të tyre për të sjell përmirësimin e këtij mjedisi. Duke hequr një vijë paralele midis dëshirës së vajzës së tij për të patur një lodër “unicorn” dhe misionit të përbashkët me KFSEE, Z. Suat Bakkal u shpreh: “Për ëndrrat tona, na duhet të punojnë së bashku”.

Muharrem Inan, Udhëheqës i Departamentit të Institucioneve Financiare në BKT Kosova, mbajti një prezantim mbi iniciativat e BKT Kosova për të nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen. Ndër to, edhe fondin fillestar prej 1 milion € i cili do të investohet në startup-e nëpërmjet Keiretsu Forum SEE. Gjithashtu, Muharrem Inan shpalosi detaje mbi marrëveshjen e bashkëpunimit të BKT Kosova me Fondin Kosovar të Garancisë së Kredive (FKGK) për Dritarën e Investimeve të Diasporës. Kësaj iniciative të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, BKT Kosova iu bashkua për të dhënë kontributin e saj në mbështetje të ndërrmarrjeve të themeluara nga bashkatdhetarë jashtë vendit, deri në 3 milionë euro për të nxitur prodhimin vendor dhe rritjen ekonomike.

Ravik Mima, Drejtor Ekzekutiv i KFSEE ndau zhvillimet e fundit duke u ndalur te startup-et, tek të cilat anëtarët e forumit kanë co-investuar: FinqUp, Yova dhe Boksy Adriatic. Ai u shpreh se KFSEE shërben tashmë si e vetmja platformë rajonale, e cila jo vetëm mbështet sipërmarrësit e rinj të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, por edhe krijon për herë të parë një mënyrë të prekshme për bashkëpunimin ekonomik rajonal, ku një investitor anëtar i Keiretsu Forum SEE nga Maqedonia e Veriut, mund të investoj së bashku me një anëtar tjetër nga Serbia apo Shqipëria, tek një startup nga Kosova, e kështu me radhë. “Jemi duke u bërë pjesë e historisë për rajonin, ngjashëm me historinë e suksesit të Gjermanisë e Francës me krijimin e “European Coal and Steel Community” (ECSC), suksesi i të cilës më pas solli krijimin e Bashkimit Europian”, përmbyll Ravik Mima.

Në këtë kontekst, Igor Madzov, Anëtar Bordi i KFSEE, demonstroi spontanisht nëpërmjet telefonit të tij, agjentin virtual të FinqUp, një startup inovativ fintech që shfrytëzon inteligjencën artificiale për shërbime financiare ose siç ata preferojnë ta quajnë veten “thika zviceriane e botës digjitale”. Prezantimi u prit me interes edhe të qeshura nga të pranishmit, teksa agjentja virtuale Megi, u përgjigjej pyetjeve të Igor “Okey dokey”, për të vazhduar më pas më gjatë me shpjegimin përkatës.

Gjatë diskutimit të panelit me temë “Zhvillimi i ekosistemit të startup-eve dhe investimeve në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, të gjithë folësit u dakordësuan se fondi i dedikuar inovacionit është një domosdoshmëri në dobi të ekosistemit.

Arta Istrefi, Zyrtare e Programit Vendor për Programin e Sipërmarrjes Zvicerane, Bashkëthemeluese & Drejtoresh e Performancës në Narwhal Network; ndau përvojën dhe qasjen e saj në këtë çështje, duke i mëshuar faktit që ky fond luan një rol gati vendimtar për të lehtësuar në mënyrë të ndjeshme rrugëtimin e sipërmarrësve në Kosovë.

Metihe Kastrati, Drejtoreshë e Menaxhimit në Innovation Center Kosovo (ICK) dhe themeluese e Datawis, vazhdoi duke vlerësuar për gjithë çfarë është bërë dhe vijon të bëhet nga aktorët për ekosistemin. Në këtë kontekst, ajo ndau arritjen e madhe të ICK duke kontribuar në zhvillimin e pesë qind ideve apo sipërmarrjeve në fazë të hershme. Vetë Metihe u shpreh: “…këto ishin pesë qind ëndrra që ICK ka arritur të jetë pjesë e realizimit të tyre”.

Grant Van Cleve, Anëtar i KFSEE dhe investitor në 112 startup-e, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri; ishte pjesë e diskutimit të panelit i cili ritheksoi idenë në krye të eventit për përfshirjen e aktorëve, bashkimin e përpjekjeve të tyre, dhe sesi KFSEE është vendi i duhur për t’u lidhur me investitorë që besojnë në këtë ide dhe ndikimin e saj në mjedis. Grant, gjithashtu iu drejtua themeluesve që ishin prezent në sallë për t’a rrethuar veten me njerëz mbështetës dhe që besojnë në idenë e tyre.

Në vazhdimësi të kësaj të fundit, Ardian Hoxha, President i Kapitullit të KFSEE, shtoi se “… një markë në vetvete është besueshmëri.” Pra, duke nënvizuar kështu se ngjallja e besimit është një nga hapat kryesor të një sipërmarrjeje, jo vetëm për të sjellë në jetë një skuadër të fortë dhe të hyra, por si përbërësi sekret që josh investitorët të investojnë edhe kur numrat nuk janë premtues./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...