11.9 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

KEK: Në ora 24:00 do të ndalet njësia A4 e Termocentralit ‘Kosova A’

Njësia A4 e Termocentralit Kosova do të ndalet së punuari sonte, të shtunën, më 10.05.2025, në ora 24:00 për shkak të një sinjalizimi për defekte në ventilatorët e kullës ftohëse, ka njoftuar para pak minutash Korporata Energjetike e Kosovës.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, për shkak të një sinjalizimi për defekte në ventilatorët e kullës ftohëse, është e detyruar të ndalë njësinë A4 të Termocentralit Kosova A (TCA), sonte në ora 24:00. Kjo ndalesë bëhet me qëllim të parandalimit të një defekti me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar trajtimin sa më të hershëm të problemit”, njofton KEK.

Sipas KEK-ut, partnerët tanë afaristë janë njoftuar me kohë për këtë ndalesë, dhe kapaciteti i kësaj njësie nuk është planifikuar për prodhim gjatë ditës së nesërme.

“Ekipet e Termocentralit Kosova A janë në gjendje të plotë gatishmërie dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe sanimin e defektit, sapo të krijohen kushtet teknike. Objektivi ynë mbetet rikthimi i njësisë në operim sa më parë që të jetë e mundur”, njofton KEK./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...