-3.8 C
Pec
E diel, 23 Janar, 2022

Kelmendi: Bashkëpunimi me SHBA-të, në çdo situatë është sa obligim, aq edhe krenari

Në një periudhë të zhvillimeve intensive për dhe rreth Kosovës mbi referendumin serb dhe në prag të seancës së ftuar nga kryeministri Kurti për këtë çështje, ish-Deputeti i Kuvendit të Kosovës në disa  legjislatura, ish-zv/kryeministri i Kosovës dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi ka dalur me një qëndrim të tij mbi çështjen.

Kelmendi shkruan se e drejta Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet të vihet në sprovë, mirëpo edhe Kosova nuk duhet harruar se bashkëpunimi me SHBA-të, në çdo situatë është sa obligim, aq edhe krenari.

Postimi i plotë:

“Bashkëpunimi me SHBA-të, në çdo situatë është sa obligim, aq edhe krenari!

Kosova dhe Pavarësia e saj / Nuk është mirë të sprovohet e ardhmja e vendit
Kosova ka shpallur Pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe të gjithë qytetarët ishim të gëzuar me këtë akt përmbylljeje juridike të Kosovës.
Kosova ka nevojë të përmbyllë edhe defakto territorialitetin e saj. Ka nevojë qe të përmbyllë negociatat me Serbinë që të pranohet më pas në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë.
Kosova ka një mbikëqyrje ndërkombëtare politike sado e brishtë dhe e papranueshme të jetë. Ka një mbikëqyrje nga KFOR-i për sigurinë, territorialiteti, lëvizjens e lirë qytetare, Kushtetutën dhe orientimin politik dhe Ekonomik, për të cilat çdo herë dhe çdo qeverie i është bërë e qartë, se fjala e fundit është fjala e KFOR-it.
Duke e ditur edhe unë këtë fakt, edhe sa isha në parlament, edhe si zv/Kryeministër e kisha të qartë se Pavarësia jonë është falë Bashkësisë Ndërkombëtare – posaçërisht SHBA-ve, Nato-s dhe BE-së. Andaj edhe të gjitha veprimet e mia politike, ekonomike atëherë dhe sot dhe në të ardhmen do jenë në këtë drejtim, duke mos e sjellur vetën dhe vendin tim në kundërshtim me këta mekanizma.
Prandaj edhe mbajtja e çdo votimi në Kosovë është e padrejt, veçanërisht ndajë pakicës serbe, sepse me këto dhe presione tjera të vazhdueshme, Serbia nuk po lejon serbët të Inkuadrohen në jetën politike dhe ekonomike të Kosovës. Ndryshe, Serbia e ka përdorur, po e përdorë dhe do bëjë në vazhdimësi përpjekje që ta përdorë popullatën serbe në Kosovë për veprime të tilla, deri sa most ë kemi Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete dhe qytetarët pakicë të kuptojnë, se janë nën presion dhe shantazh të vazhdueshëm nnga politika e Beogradit.
E drejta jonë në asnjë mënyrë nuk duhet të vihet në sprovë me mendimin e drejt të BE-së e në veçanti të SHBA-së, për shumë arsye, sepse duke e ditur pozicionin e OSBE-së, pozicionin e KFOR-it dhe duke e ditur interesin kombëtarë, atëherë është më së keqi.
1. Nëse kjo ndodhë pa pelqimin tonë (Qytetarët e Kosovës nuk protestojnë),
2. Nëse kjo ndodhë me pëlqimin tonë, pas presioneve ndërkombëtare (në këtë rast kemi politikë të lazdruar),

Që të dy këto pozicione janë të dëmshme për të ardhmen politike gjatë negocimeve, forcojnë pastaj mbështetjen për të pasur pakica serbe autonomi politico-territoriale.

Të vendosim gishtin në kokë dhe të mendojmë kaçikun tonë politiko-Ushtarak.

Proverb (Drejtësia është vijë e ndarjes drejt por në çpozitë vendoset – Varet nga fuqitë e mëdha).”-ka shkruar Ramiz Kelmendi./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...