-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Kelmendi: Do ti heq produktet serbe, nëse taksa qëndron edhe një muaj

Deputeti Ramiz Kelmendi njëherësh afarist i njohur në Kosovë, ka thënë se nëse taksa ndaj produkteve të Serbisë qëndron edhe një muaji, atëherë në dyqanet e tij nuk do të ketë asnjë produkt nga ky shtet.

“ Zotohem publikisht, se nëse ndodhë kjo, asnjë produkt i Serbisë nuk do të jetë në dyqanet e mija, sepse jam shumë afër që t’i zëvendësoj të gjitha”, ka deklaruar Kelmendi në RTK.

Sipas tij vendimi i qeverisë për taksën është i mirë, por tha se për të duhet të dëgjohen edhe këshillat e miqve ndërkombëtarë.

Pos tjerash Kelmendi tha se siç po shkon situata me bisedimet Kosovë –Serbi, mund të ndodhë që të ketë shkëmbim territoresh, dhe për këtë ai tha se duhet të jemi shumë të vëmendshëm si shtet.

Ai ka kërkuar që Kosova të flas më një zë për këto tema shumë të rëndësishme për vendin. /Njeshi&RTK/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...