22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Kelmendi: Gaz bëje Borean, qeveria po të mbështet

Kryetari i VV-së në Pejë dhe zv/Ministri i Arsimit Taulant Kelmendi ka reaguar pas nënshkrimit të Qeverisë për projektin Borea.

Reagimin Kelmendi e ka bërë përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

‘Tre mandate, kryetari i Komunës së Pejës, në zgjedhje, premtimin kryesor e kishte projektin Borea. Fliste ndonjëherë me arrogancë e ndonjëherë me lot por asnjëherë sinqerisht e çdo herë duke manipuluar.

Tash, Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka aprovuar Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Pra tashmë asnje pengesë nuk ekziston për ndërtimin e Boreas. I mbetët kompanisë dhe pushtetit lokal ta mbajnë premtimin e dhënë për ndërtimin e saj.

Qytetarët e Pejës duhet ta dijnë e tashmë shumë e kanë kuptuar, kryetari i Komunës është i lodhur, i amortizuar dhe ka dy misione: të manipuloj sa më shumë e të përfitoj sa më shumë për interesin personal.

Gaz, bëje Borean; Qeveria po të mbështet!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...