Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Gjithashtu, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka deklaruar ky objekt do të lehtësoj edhe punën e përditshme të prokurorëve të cilët marrin pjesë në seanca gjyqësore për shkak të distancës së afërt që ka me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
Në këtë ceremoni të organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve nga sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor, udhëheqës të komunave territorin e të cilave e mbulon kjo gjykatë dhe partnerët ndërkombëtarë./Njeshi/