31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Kelmendi i reagon Muhaxherit për deklaratat për veirun: LDK të distancohet

Kryetari i Lëvijzes ‘Vetëvendosje’ në Pejë dhe zv/Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Taulant Kelmendi, i ka reaguar N/Kryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri rreth deklarimeve për armatimin në veri.

‘Deklarimet e vazhdueshme, nga krahasimi i qeverisë së Republikës së Kosovës me regjimin e Millosheviqit e deri te deklarata se armët e sulmit terrorist në Banjskë kanë qenë të vendosura me koordinim janë shqetësuese dhe shokuese.’-thuhet mes tjerash në reagimin e Kelmendit.

Reagimi i plotë:

‘Ka kohë që nënkryetari i LDK-së, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka oshilime në të menduarit logjik dhe e ka braktisur përgjegjësinë publike.

Deklarimet e vazhdueshme, nga krahasimi i qeverisë së Republikës së Kosovës me regjimin e Millosheviqit e deri te deklarata se armët e sulmit terrorist në Banjskë kanë qenë të vendosura me koordinim janë shqetësuese dhe shokuese.

LDK do të duhej të zgjohej nga gjumi dhe të distancohej nga ky qëndrim, ashtu siç do të duhet të zgjohej edhe Prokuroria dhe ta ftonte në intervistë për t’i sqaruar këto deklarata.’/Njeshi/

Kapja e armëve në veri, Muhaxheri sërish me dyshime: Ose i qet ti armët vetë, ose t’i qet dikush e thotë shko se qaty ki armë

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...