15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Kelmendi i VV-së për rrugën Dollc-Kijevë: Po realizohet me 90 milion euro!

Për inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc dhe fillimin e procedurave të prokurimit për segmentin Dollc-Zahaq, e ku mori pjesë edhe vet kryeministri Albin Kurti, ka shkruar edhe zv/Ministri i Arsimit, që është edhe kryetar i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë, Taulant Kelmendi.

‘Planifikimi nga qeverisjet e kaluara ishte që rruga Kijevë-Dollc të kushtonte 240 milionë euro. Po realizohet për me pak se 90 milionë.’-shkruan mes tjerash Kelmendi.

Postimi i plotë:

‘Një ditë e shumëpritur për qytetarët e Rajonit të Dukagjinit!

Inauguruam punimet e rrugës Kijevë-Dollc dhe njoftuam se do të fillohet procedura e prokurimit për segmentin Dollc-Zahaq.

Planifikimi nga qeverisjet e kaluara ishte që rruga Kijevë-Dollc të kushtonte 240 milionë euro. Po realizohet për me pak se 90 milionë.

Pra nderkohë që rruga po bëhet, po kursehen 150 milionë euro nga buxheti i shteti dhe nuk po përfundojnë në xhepat që i kishin planifikuar.

Punë të mbarë për tre kompanitë që po punojnë me intensitet të lartë dhe urime për të gjithë qytetarët!’/Njeshi&RADIO1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...